Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’i hidhni asnjëherë lëvoret e vezëve

Thuajse të gjithë ne i gjuajmë në bërllok lëvoret e vezëve kur gatuajmë vezë, por pak njerëz e dinë për efektet shëndetësore që i sjellin ato.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, lëvoret e vezëve janë burimi më i mirë natyral i kalciumit, dhe trupi shumë lehtë e absorbon dhe tretë atë. Këto lëvore janë të pasura edhe me minerale tjera.

Kalciumi, i cili është prezent në këto lëvore, është i njëjtë me kalcium që gjendet në dhëmbët dhe eshtrat tonë, dhe është tejet i rëndësishëm për nervat, muskujt dhe eshtrat tonë.

Vetëm një gjysmë luge gjelle me pluhur të lëvoreve të vezëve përmban 1000-1,500 miligramë kalcium – sasi e cila është afër 90 përqindëshit të sasisë së rekomanduar ditore për një të rritur.

Veç tjerash, pluhuri i fituar nga lëvoret e vezëve e zvogëlon kolesterolin dhe e rregullon shtypjen e lartë të gjakut./face-day.com