PASOJAT DHE DËNIMET E MOSDHËNIES SË MEHRIT

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

وَآتُوا النِّسَاءَ صَدُقَاتِهِنَّ نِحْلَةً ۚ فَإِنْ طِبْنَ لَكُمْ عَنْ شَيْءٍ مِنْهُ نَفْسًا فَكُلُوهُ هَنِيئًا مَرِيئًا.
” Grave tuaja jepini dhuratën e kurorëzimit(niqahut) të tyre më të mirë, e në qoftë se ato nga dëshira e tyre ju falin diçka nga mehri, atëherë hane atë në hallall dhe nê të mirë.” (Nisa: 4).

E ka nxjerrë Imam Taberani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në librin e tij: Muxhmeu zeuaid:4/132, me zingjir të mirë të transmetimit, nga Mejmun el Kurdiji, e ky nga babai i tij, se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Secili nga ju, kur martohet me një grua, të cilës ia cakton një shumë të vogël ose të madhe të mehrit, dhe ai ndërmend(në mendjen e tij) e ka që mos t’ia dhurojë mehrin gruas së tij, atëherë ai e ka tradhtuar atë.
Dhe, nëse vdes pa ia dhuruar mehrin, ai kur ta takojë Allahun do të llogaritet si zinaqar.
Si dhe, secili nga ju kur i merr borxh dikujt(me qëllim moskthimi), e zë vdekja dhe nuk ia kthen borxhin që ia ka marrë, llogaritet se e ka tradhtuar atë derisa ia ka marrë pasurinë, ai kur ta takojë Allahun do tê llogaritet si vjedhës.”

Transmeton Imam Bejhekiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në librin e tij: Es Sunenul Kubra: 7/242, se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thênê: ” Ai i cili ia cakton gruas së tij mehrin, porse Allahu e dinë se ai nuk do t’ia jepë mehrin, e tradhton atë(gruan) në emêr të Allahut, dhe e shfrytëzon atë(dëfrehet me mardhënie seksuale), ai kur ta takojê Allahu Ditën e Kijametit, do ta takojë si zinaqar.”

Gjithashtu, Imam Bejhekiu
Në një transmetim tjetër në librin e tij: Kenzul A’mal: 45481, thotë se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:
” Nuk ka dyshim se një prej mëkateve më të mëdha tek Allahu,- xhele ue ala!,- êshtë kur njeriu e marton një grua, dhe e pasi përfundon mardhëniet seksuale me të(dëfrehet, e bënë për vete, ia prish virgjërinë) ai e shkurorëzon(pa arsye ose me arsye jo të justifikueshme sipas ligjeve të sheriatit islam), dhe nuk ia jep mehrin e niqahut.
Gjithashtu, një nga mëkatet e mëdha është kur njeriu e shfrytëzon mundin e ndonjë njeriu tjetër, e pastaj nfund nuk ia jep shpërblimin e kryerjes së punës, dhe mëkat tjetër i madh është kur njeriu e mbyt ndonjë kafshë kotë së koti(pa arsye, ose për dëfrim).”

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.