Sigurisht tashmë jeni të njoftuar me pasojat e konsumimit të ushqimit tepër të yndyrshëm, por hulumtimi i ri ka vërtetuar që shujtat e tilla duhet t’i shmangni për një arsye të rëndësishme – rrisin lodhjen dhe përgjumjen gjatë ditës.
Niveli i përgjumjes që e ndjeni gjatë ditës si edhe vëmendja juaj janë nën ndikim të ushqimit, kanë vërtetuar rezultatet e hulumtimit të ri.
Studimi ka përfshirë 31 persona, në moshën prej 18 deri 65 vjet, të cilët kanë pasur peshë normale trupore dhe nuk kanë pasur probleme me gjumin e natës. Ekspertet tek të anketuarit kanë përcjellë vëmendjen dhe përgjumjen gjatë ditës, dhe pastaj kanë marrë parasysh ushqimin të cilin e kanë ngrënë ata, përcjellin mediet, transmeton koha.net.
Rezultatet kanë treguar se si konsumimi i sasisë më të madhe të ushqimit të yndyrshëm ka qenë i lidhur me lodhjen dhe vëmendjen gjatë ditës. Studimi nuk ka gjetur lidhje në mes konsumimit të proteinave dhe përgjumjes ose vëmendjes. Rezultatet nuk janë varur nga të anketuarit, gjinia, indeksi i masës trupore, sasia e përgjithshme e gjumit dhe konsumi i kalorive.
“Konsumimi i rritur i ushqimi të yndyrshëm ka ndikim shumë të pafavorshëm në vëmendjen e personave përndryshe të shëndetshëm që nuk janë të trashë”, ka thënë autori i studimit, mjeku Alexandros Vgontzas, psikiatër në universitetin Penn State College of Medicine.
“Përgjumja dhe lodhja gjatë ditës sot janë dukuri e shpeshtë, e cila është po ashtu në rritje”, tha Vgontzas duke shtuar që ushqimi i pasur me yndyra redukton vëmendjen, çka ndikon në funksionimin tonë normal të përditshëm.
Hulumtimi është vazhdim i studimeve të cilat më herët kanë lidhur mënyrën e ushqyerjes dhe përgjumjen. Po ashtu te personat ushqimi i të cilëve bazohet në konsumin e ushqimit të yndyrshëm është vënë re rreziku i rritur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/