PASTRIMI NGA MENSTRUACIONET PAS LINDJES SË DIELLIT A OBLIGOHET FEMRA ME AGJËRIM TË ASAJ DITE APO JO

Pyetja:

Nëse femra pastrohet nga menstruacionet menjëherë pas lindjes së diellit, a duhet ta agjërojë atë ditë apo jo? Gjithashtu a duhet ta kompensoj ditën e tillë pas Ramazanit?

Përgjigja:

? Nëse femra pastrohet pas lindjes së mëngjesit dijetarët reth agjërimit të saj kanë dy mendime:
1-Ajo duhet ta agjërojë atë ditë prej atij moment por obligohet që pas Ramazanit ta kompensoj edhe njëherë.
2-Nuk e ka obligim që atë ditë ta agjëroj pasi për të nuk është obligim dhe nuk i ka plotësuar kushtet e asaj dite pasi në fillim të saj nuk ka qenë e pastër dhe nuk ka vendosur ta agjërojë. Këshut dita e mbetur për të nuk është ditë e shenjt agjërimi për të mos ngërnë dhe pirë ngase gjendja në të cilën e ka gjetur dita e tillë është gjenjde e çdo femre. Gjendje kjo që nuk zgjedh për të femra por i vjen nga Allahu. Kështu agjërimi do të thotë të ndalesh nga ngrënja dhe pirja..që nga lindja e agimit e deri në perëndim të diellit, kurse gruaja e tillë nuk e ka plotësuar këtë përkufizim të agjërimit.

Prandaj mendoj se ajo nuk obligohet me agjërimin e asaj dite por i lejohet ushqimi me kusht që duhet ta kompensoj pas Ramazanit.
Kështu arrijmë të kuptojmë nga të dy mendimet e lartpërmendura të dijetarve se kompensimi i asaj dite është obligim pas Ramazanit” ?

Shejh Uthejmini, marrë nga libri 52 pyetje dhe përgjigje rreth dispozitave të menstruacioneve, fq. 9-10)

Përshtati Lulzim Susuri

http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri