4470fed5-89b6-4780-adb7-1ae7d4128a79-890x501

PASTRO ZEMRËN DHE LARGOJU MENDIMIT TË KEQ

– Për shkak të mendimit të keq po e urrejmë njëri-tjetrin,
dhe u rralluan takimet mes nesh,
dhe i shkëputëm lidhjet farefisnore.
Zot na mundëso të kemi mendim të mirë për njerëzit dhe ata të kanë mendim të mirë për ne!

– Që jeta të ecën më lehtë,
mos komento çdo gjë,
mos shiko në çdo gjë me hollësi,
dhe mos e analizo çdo gjë.
Kur të flet tjetri, dëgjo, pastaj buzëqeshu dhe në fund injoroji fjalët që i dëgjove.
Nuk është patjetër që çdo gjë ta marrësh nën konsideratë.
Allahu e mëshiroftë atë që i shpërfill gjërat për hir që të mbetet dashuria dhe që të mbulohet gabimi!

– Të pastruarit e zemrës nuk është mangësi.
Shpërfillja e gjërave nuk është çmenduri.
Falja nuk është dobësi .
Heshtja nuk është mbyllje në vetvete.
Po ajo është edukatë dhe adhurim!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU