Rtv Pendimi

Pastroni dhe zbukuroni fytyrën me patate dhe limon

Lëngu dhe tuli i patates janë një mënyrë e vjetër natyrale, e cila përdoret kryesisht për ta zbardhur dhe ndriçuar fytyrën, për të larguar njollat, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, për të ushqyer fytyrat që e kanë lëkurën yndyrore.

Lëngu i patates dhe limoni përmbajnë shumë vitaminë C dhe ndihmojnë që fytyra të ushqehet që nga brendësia, gjë që i jep shkëlqimin natyral nga jashtë.

Ky kombinim është shumë efektiv dhe një nga të rrallët që heq hiperpigmentimin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.

Kjo përzierje i ndihmon qelizat e trupit për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe të zbardhur rrathët e zinj rreth syve.

Një nga përfitimet kryesore është se ndihmon për të pastruar lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura të saj dhe papastërtitë dhe është efektive edhe për të zhdukur nxirjen nga dielli.

Përbërësit

1 patate e vogël

1 limon

Përdorimi

Merrni një patate, qërojeni dhe grijeni, derisa ta ktheni në një masë me tul të butë. Shtrydhni një limon dhe lëngun e tij shtojani tulit të patates.

Përziejini mirë dhe aplikojini në fytyrën e pastër. Lërini të rrinë në fytyrë për 20 minuta. Pas 20 minutash lajeni fytyrën me ujë./face-day.com

TË NGJAJSHME