Pastroni enët e gjakut me hudhër

Hudhra edhe pse nuk preferohet për shkak të aromës së saj, ka veti shumë të mira kurative si dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë. Të mos kishte aromën e fortë që kërkon kohën e vetë për t’u larguar, ajo do të kryesonte në përbërësit e kuzhinës. Megjithatë, edhe ashtu siç është, përdoret gjerësisht në gatime dhe jo vetëm.

Ajo është cilësuar gjithnjë si kurues natyral prandaj edhe njerëzit e përfshijnë në kura të ndryshme popullore sepse i bën mirë zemrës, sistemit të gjakut etj. Aroma e fortë e hudhrës vjen pre e alicinës, por në Kinë nuk duan t’ia dinë. Mbajnë për 30 minuta një hudhër në gojë, që në mëngjes, sepse vlerat e saj ushqyese, përmes pështymës, pastrojnë enët e gjakut. Pas 30 minutash, pa e përtypur, do ta flakni. Në rast se ka ngelur pak nga aroma e saj, përtypni një kokërr kafe apo një degë majdanoz.

Ja cilat janë disa nga vetit kryesore të hudhrës:

Forcon Imunitetin: E provuar në testet laboratorike hudhra ka treguar se lufton qelizat kancerogjene, por edhe në studimet që janë kryer te persoant e diagnotikuar me kancer rezultatet kanë qënë të përafërta.

Vepron si një anti-inflamator: Kërkimet shkencore kanë treguar se vaji i hudhrës vepron si një anti-inflamator. Ndaj nëse keni dëmtime ose kocka dhe muskuj të inflamuar, fërkojini ato me vaj hudhre.

Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Verdikti përfundimtar nëse hudhra përmirëson nivelin e kolesterolit është ende për tu provuar, por studjuesit shprehen për një impakt pozitiv në arterie dhe presionin e gjakut, shkruan noa. Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.