Pasul

artikuj

Përbërësit: 

  • 0.5 kg pasul
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 1 domate
  • 1dl.vaj ose 100gr. yndyrë ( tlyn, margarine apo buter)
  • 1 lug gjelle krip
  • 1 lug gjelle biber te kuq

Udhëzimet:

Pasulin me pak ujë e zijmë per 15 min. Atë ujë e derdhim dhe Ia shtojmë 2L. ujë të nxehtë. Tenxheren më pasul e lëmë në temperaturë të ultë 2 – 3 orë. Qepën e grirë e kavërdisim në yndyrë, pastaj ia shtojmë specat e grirë dhe domatën e copëtuar imt. Të gjitha I fergojmë për afër 15 min, mandej ia shtojmë një lugë biber te kuqë dhe1- 2 kupa ujë nga pasuli i zier. Fergesën më qepë, spec, domate dhe biber të kuqë ia shtojmë pasulit të zier , të cilit paraprakisht i kemi shtuar një lug gjelle kripë dhe ashtu e lëmë 15 min në tëmpëraturë minimale./Kuzhina/Mesazhi/