Rtv Pendimi

Patate me mish të bluar (Musak)

Nevojitën:
 
1 kg Patate (apo sipas deshirës)
250 gr mish i bluar
1 spec i kuq
vaj
kryp
vegetë
qepë (kepë)
vezë
mazë e hollë

 
 
Përgatitja:
 
Patatet duhen të jenë të qeruara,të pastruara dhe të prera në formë rrethore dhe gjysëm ti ziera.
Pastaj i vendosni në një enë të thellë qe të keni mundesi me i perzi mirë,pastaj i qet një filgjan të 
vogël vaj,pak kryp e veget dhe i perzieni mirë.
Mandej në një fertere me vaj ja qet qepën e grirë në copa shum të imta, pastaj specin e kuq ja grin 
në të njejtën menyrë,i qet krypë i fergon pak dhe ja qet mishin e bluar, i perzin mir dhe i fergon deri 
sa të ja merr mendja qe janë mjaftë.
Në një enë tjetër të thellë i qet vezët dhe mazën e hollë dhe i perzin mir dhe ja qet pak kryp.

Vendosja në tepsi:
Së pari e vendos një rend patate pastaj një rend mishin e bluar, prapë patate pastaj mishin e bluar
dhe rendi i fundit të mbaron me patate.
Tani ja qet mazën permbi së bashku me vezët  që i keni përgatitur më herët, duhet ta keni parasysh
qe patatet të jenë të mbuluara me mazë, i fut në furrë për ta pjekur në temperaturë 230 gradë.

 
Selam Alejkum 
Leonora nga Zvicrra

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH