Rtv Pendimi

Patellxhane Tave

2 patellxhane te medhenj te prera ne fetes nga gjatesia.
Nje tufe me qepe jeshile.
1 kuti me salce domate.
1 filxhan caji oris (karolina)
300 gr mish te grire.
Rigon-piper te zi-kripe.
1 luge kecap.

Presim patellxhanet ne fetes te holla 1cm… dhe i pjekim ne fure me pak vaj sapo te piqen pak si te vyshkura, i heqim te ftohen.

Ne tenxhere shtojme qepet e grira holle … bashke dhe mishin e grire dhe vaj … i skuqim mire e mire shtojme salcen erzat kripen … i leme akoma pak te skuqen shtojme orizin i leme te skuqen dhe pak …. shtojme nje filzhan me uje te nxete .

Ziejme per pak sa te pije ujin, me pas mbushim fetat e prera nga patellxhani i mbeshtjellim dhe i shtrojme ne tave …para se te shtroni patellxhanet merni dy tre speca te kuqe pastroni farat dhe shtrojini me pare pasaj patellxhanet.

Hedhim dhe orizin e mbetur ne tenxhere ,ne tave shtojme dhe pak vaj nga siper dhe 1 filxhan me uje te nxehte dhe futim ne furre ne 200 gr C te mbuluara me leter alumini . deri sa te jete zjere orizi./kuzhina.al

TË NGJAJSHME