Rtv Pendimi
Shëndetësi

Pediatri paralajmëron: Cilët viruse janë aktualisht te vogëlushët

Virusi i stomakut shfaqet kryesisht te fëmijët nga dy deri në pesë vjeç, pra te ata të cilët shkojnë në kopshte, sepse viruset barten lehtë në kolektive

Virusi manifestohet në masën më të madhe nëpërmjet vjelljes së pandërprerë madje zakonisht gjatë natës dhe nuk zgjat shumë, deri në dy ditë, mirëpo fëmija pastaj ndien krupë dhe refuzon të hajë, transmeton Telegrafi.

Krupën e zëvendësojnë diarreja dhe ngërçet, të cilat zakonisht zgjasin pesë deri në shtatë ditë.

Rreth gjysma e pacientëve me viruse dhe probleme stomaku kanë edhe temperaturë, e cila nuk është e lartë.

Këto ditë janë regjistruar edhe virozët që kanë të bëjnë me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mirëpo në masë më të vogël edhe inflamacione bakteriale të fytit dhe bronkiti te pacientët, të shoqëruar me sekrecion të shtuar nga hunda, kollë dhe temperaturë.

 

Në sezonin e viruseve të barkut larja e duarve është preventiva më e mirë, posaçërisht nëse keni qenë në kontakt me të sëmurët, sepse viruset barten nëpërmjet pikëzave, ushqimit dhe pijeve të infektuara, aq më parë nëpërmjet duarve të ndotura.

Gjithashtu, rekomandohet që të forconi imunitetin tuaj me ushqim dhe me zgjedhje të artikujve të shëndetshëm.

Nëse infektoheni me këtë virus, për t’i ndihmuar sistemit tuaj të tretjes që më lehtë të luftojë me të, pos terapisë e cila ju është përshkruar, është e nevojshme të zbatohet regjim i veçantë i ushqimit.

Më së miri është të hani patate të ziera, karota dhe oriz, bukë të thekur në tost apo bukë të pjekur dy herë, ndonjë biskotë, supa dhe të pini ujë të zakonshëm apo çaje mente dhe kamomili, por assesi me sheqer.

Lëngun duhet ta pini në sasi të vogla që të mos shkaktoni refleks gastrokolik dhe sërish t’ju shfaqet diarreja ose vjellja. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme

Urim Isma

Të jesh pacient në Kosovë…

Kushtrim Guraj

Çka i ndodh trupit kur e ndaloni konsumimin e sheqerit?

Urim Isma

SI TË HEQIM DORË NGA DUHANI?

Hevzi Hasani

Mënyra e të ushqyerit është kulturë: Intervistë me Dr. Ismail Lutolli

Hevzi Hasani

Rëndësia e gjumit tek fëmijët

Kushtrim Guraj

“Vonesa në të folur”

Kushtrim Guraj

NDOTJA E TOKËS DHE USHQIMIT

Kushtrim Guraj

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Urim Isma