Rtv Pendimi

Pendohu oj Zemër

Pendohu Oj Zemër ,ti pompë jetese,ti që të gjitha i përjeton… Pendohu – Ti plotë gjak që je e mbushur ,por me helme më shumë thonë…?! Pendohu në Ruku´ Krijuesin Tënd duke e Madhëruar, mos mbaj huje se gjë s´ fiton. Pendohu në Suxhud(Sexhde),në prehjen Tënde të gjatë…duke Falënderuar Allahun, të mos jesh e vdekur,të mos mbetesh e thatë…?!
Pendohu që nga Bulbusi i Aortës,ku jeta rifillon… Pendohu dhe me gjak jete damarët të na i mbushje, Pendohu sikur qarkullimi që rikthehet miniature në Million, prapë se prapë në barkushe.
Pendohu-Ti zemër e ndieshme në shumë gjëra, Ti që shumë herë së tepërmi duron … Bëj sabër në strese,sëmundje e shumë halle tjera… Pendohu se shperblimi do të pason.
Rrin ti zemër e shtrirë në kllapi, Vuajtja jote në kokë më mbrrini; Java do të më shkojë pa gjumë në sy… Ofsharja jote në shpirt më grini.
Pendohu për ngushtimin e krahërorit, mëkatet zemër hudhi në pah… Pendohu çdo herë o tul mënie, mos lejo të të mashtrojë nefsi,si lojë gënjeshtre në vend të kënaqësie… Lute Krijuesin Tënd ,të Butin Allah,mos prito o muskul hijeshie… Pendohu çdo herë,n ´selamet – vetën në daç me e shpërla- Në mëngjez e mbrëmje thuj Estagfirullah…
Ohhhh … ju të mjerë të gjithë të paemër, vallë, si mundeni kështu zemrës për ti thënë…?! Të zbrazët në shpirt, e lënë pa iman…me lot në sy duke u venitur… Lexoja se paku një Ajet nga i Famëlarti dhe Fsiniku Kur´an… shëroje ndryshkun që ka zënë, hidhe të keqën të mbledhur në fyt… Pendohu,mos ngurro ,oj zemër le të lotojnë sytë. Vajto me dënesje dhe mos praj,Pendohu,oj zemër e zbutur , Pendohu pa ia nda…zgjëroje pra krahërorin me besim: Me” Laaaa ilahe il- Allah”.

Rasim Xharra, Ludwigsburg

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH