PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA

Ka mundësi të banosh në pallat, mirëpo jetën ta kesh të ngushtë.

Ka mundësi të jetosh në një kasolle, mirëpo Allahu gjoksin të ta zgjerojë.

Ka mundësi të kesh shokë, po prapë të jesh i vetmuar.

Ka mundësi të jesh i vetmuar, mirëpo përreth të kesh shokë.

Ka raste kur shokët të therin pas shpine.

Ka raste kur armiku ta shpëton jetën.

Ka mundësi të shohësh se pasanikët kërkojnë ryshfet.

Ka mundësi të shohësh se si të varfrit japin lëmoshë.

Për këtë arsye e ka marrë emrin DYNJA!

Bamirësia jote dhe sjellja jote e mirë nuk harrohen. Mos ndiej keqardhje për momentet ku në to e bëre dikë të lumtur, edhe nëse nuk e ka merituar.

Bëhu diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin dhe të atyre që nuk të njohin.

Neve na mjafton fakti se kemi Zot, i Cili na shpërblen për çdo të mirë me të mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU