Autor: Gen Kelmendi
Në këto ditë feste për ju, dëshiroj t’ua përcolli një mesazh përzemërzisht
Është koha që t’i thirrni mendjes suaj, se kë po e adhuroni. Besimi juaj se Jezusi është ‘Zot’, bie në kundërshtim me mësimet e bibles. Jezusi, nuk erdh në këtë botë që ta mbjell besimin ndajë tij, por ndajë Zotit të tij. Ai u tha dishepujve të tij: “… dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar’’. (Gjoni, 14:24), dhe gjithashtu u tha: ‘’Ati është më I madh se unë.’’ (Gjoni, 14:28). Më pas dishepujt u lutën: ‘’Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar’’. (Gjoni, 17:3).
Ta rikujtojm një ngjarje të bukur që ndodhi mes Jezusit dhe një njeriut. Bibla na tregon: ‘’Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha (Jezusit): ‘’Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?”. Dhe ai (Jezusi) tha: ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia.” (Mateo, 16-17)
Një ngjarje tjetër e bukur që na rëfen bilba është edhe ajo me Maria Magdalenan, e cila po qante tek vari i Jezusit pasi që ai kishte vdekur për “tu ringjallur” pas tri dite. Kur ajo e sheh Jezusin se ai ishte kthyer, ishte ‘ringjallur’, thotë “Rabboni” që do të thotë Mësues. Më pas, Jezusi i thotë:”Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj.” (Gjoni, 20:17)
Njëher, një nga dishepujt e tij deshi të i përkulet Jezusit në shenjë adhurimi. Bibla na tregon ngjarjen me të i cili thotë: “Edhe rashë përpara këmbëve të tij për ta adhuruar, por ai më tha: ”Ruaju se e bën, unë jam bashkëshërbëtori yt si dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit. Perëndinë adhuroje! Sepse dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë“. (Zbulesa 19:10)
Jezusi iu drejtua bije të izraelit, duke i thirrur ata në besim, në fe. Ai nuk u tha atyre “unë jam zoti i juaj” por para tyre e dëshmoj rolin e tij që e kishte si profet, si i dërguar i Zotit. Në Bibël, tregohet kjo ngjarje, në të cilën thuhet: (Jezusi tha) “Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të tij, siç edhe vet e dini“. (Veprat e apostujve 2:22)
Një argument tjetër i cili dëshmon se Jezusi nuk ishte Zot por vetëm rob (njeri) dhe i dërguar i Zotit (profet), është edhe fakit se Jezusi vazhdimisht i lutej Zotit. Bibla ka regjistru këto fjalë-lutje për ta treguar njerëzoren e Jezusit, dhe për ta dëshmuar rolin e tij si profet.
Jezusi lutej, tek Zoti i tij:
1. ”…Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. (Mateu 26:39)
2. ”Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: ”Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”. (Mateu, 27:46)
3. “ndërsa (Jezusi) po lutej, qielli u hap” (Lluka 3:21),
4. “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej” (Lluka 5:16),
5. ”Jezusi po lutej në vetmi” (Lluka 9:18),
6. “dhe ra në gjunj dhe lutej” (Lluka 22:41),
7. “(Jezusi) shkoi në mal për t’u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluk a 6:12),
8. “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39)
Sot bibla nuk është më fjalë e Zotit, porse një shkrim i shkruar nga mendja dhe imagjinata e njeriut. Argument për këtë e kemi kë citat të Pjetrit e cila është regjistruar në bibël: “Për sa u përket virgjëreshave, s’kam asnjë urdhër nga Zotëria, por po jap mendimin tim, si një njeri të cilit Zotëria i tregoi mëshirë për të qenë i besueshëm.” (1 Korintasve 7:25). Andaj, përderisa Bibla është e përbërë edhe nga fjalët e njerëzve, në të cilin ka ndërhyrë dora e njeriut, si mund të jetë ajo fjalë e Zotit?!
Pastori i protestantizmit Dr. Fehmi Cakolli thotë:
“Si në Judaizëm ashtu edhe në Krishterizëm, mund të gjenden elemente pagane. Nuk mund të pandeh se nuk përmban ndonjë element pagan, përkatësisht pa pasur elemente të religjioneve të tjera”.
Jezusi ka paralajmruar se pas vdekjes së tij do të ndryshohet e vërteta, do të përgenjeshtrohen mësimet e tija, madje do ta adhurojnë atë (Jezusin) edhe pse ai kishte urdhëruar që ta adhurojnë Zotin e tij!
a) “Por në padobi ata më adhurojnë mua, duke mësuar urdhëresa të shpikura nga njerzit” (Mateu 15:9)
b) ”E ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë”. (Romakëve 1:25)
c) ‘’Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtsë në epshet e zemrave të tyre…
që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë’’. (Romakëve 1:24)
Thirrini mendjes!