Me ty qava ,me ty këndova
Ti me rrite e me gëzove .
Shqip me folur ti me mësove
qe nga djepi më edukove.
Si fëmije shumë më këshillove
për shkollim ti me ndihmove.
Fjalë te ëmbla gjithnjë më fole
Me buzëqeshje me përcolle.
Sa e shkurt qe qenka jeta
se besoja qe do të na ndaj vdekja.
Shkove e re për boten e amshimit
të ma thyejesh këngën dhe gezimin.
Tani unë jetoj me kujtimet tua
a thua dikundë ti me ndegjon mua.
Dua koha ta ndaloje
qe fizionominë mos ta harroje.
Pran varrit tënd përkulem me lot
për qe do përvjetor kthehem e me mall te përkujtoj.
Mbi varrin tënde unë derdhi lot dhe lule
Shume i lutem Zotit për at bote te amshueshme.
Lutem qe varri i yt te ketë drite
mëshira e Zotit ne ta me zbrit.
Qe shpirti i yt te jete ne bashqe te xhenetit
bashke me Fatimen e Hasreti Muhamedit as .
Me nderime te larta
dhe respekt te veçante
ty të përkujton i yti djalë.
Hatem Salihu Tupallë – Medvegje