Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

PËR NJË MENDJE MË TË NDRITUR!

  1. Kush flet me ty për jetën e vet personale dhe të shoqëron në çdo gjë, dije se ai të beson fort dhe këtë person mos e humb!
  2. Njeriu më i keq dhe më i ligë, është ai që i shpalos fshehtësitë e tua me gjuhën e vet, kur paraqitet ndonjë krizë në marrëdhëniet mes jush!
  3. Të folurit me atë që e do, në vetvete është qetësim shpirtëror!
  4. Në restorant apo kafiteri, nuk ka tavolinë vetëm me një karrige, ngase jeta nuk jetohet pa shoqëri!
  5. Ndjenja më e keqe është që të të lavdërojnë të gjithë, kurse ti të biesh poshtë në sytë e vetvetes!
  6. E trishtueshme është të zbulosh se ti je një kopje si e një origjinali, që ti e urren!
  7. Gjithnjë rrethoje veten me shpresë, që jeta jote të vazhdojë me fuqi dhe qëndrueshmëri!
  8. Kur një person që e do të paraqitet me ftohtësi, nuk të përfill dhe fillon të flasë fjalë që të shkaktojnë dhembje, ji i sigurt se ai të ka dashuruar aq shumë, deri në gradën e vuajtjes dhe dhembjes!
  9. Mos e detyro askënd që të kujdeset dhe të pyetë për ty, ai që të do me të vërtetë, do t’i mungosh aq shumë saqë do të fillojë të hulumtojë pas teje, sikurse të kishte humbur nga ai diçka shumë e çmueshme!
  10. Çdokujt që i thuhet burrë s’do të thotë se është burrë, fjala zog përdoret edhe për shqiponjën, po njëkohësisht edhe për pëllumbin!
  11. Margaritarët e njeriut janë në tri gjëra: Fshehja e varfërisë derisa të mendojnë njerëzit se je i pasur, fshehja e zemërimit derisa të mendojnë njerëzit se je i kënaqur dhe fshehja e vështirësive derisa të mendojnë njerëzit se je në begati!
  12. Nëse e arrin kulmin, drejtoje shikimin tënd kah toka që të shohësh se kush të ndihmoi që të ngritesh, dhe shiko kah qielli, që Allahu të t’i përforcojë këmbët e tua në tokë!
  13. Pak nga dituria që nxirret në vepra, është më e mirë se dituria e shumtë që pak punohet nga ajo!
  14. Njeriu mundet të dështojë shpesh në punën e tij, mirëpo nuk e llogarisim si dështak, përderisa nuk fillon që të tjerët t’i akuzojë për dështimet e tij!
  15. Rikujto gjithmonë se ke lindur duke qarë dhe njerëzit nga gëzimi kanë qeshur, prandaj puno vepra të mira që të vdesësh duke qeshur e t’i lësh njerëzit duke qarë!
  16. Nganjëherë ndodh që të na gëzojnë disa gjëra, që ato te disa të tjerë nuk kanë vlerë!
  17. Kush e kupton realitetin e dynjasë, se ajo është kalimtare, vetes nuk i lë hyrje për pikëllim asnjëherë!
  18. Kur ju thua se gjysma e shoqërisë janë të dobët, zemërohen me ty, kurse kur ju thua se gjysma e shoqërisë janë të suksesshëm, gëzohen me ty, edhe pse të dyja shprehjet e kanë një kuptim!
  19. Nga turpi është që të krenohesh me diçka që ti nuk e ke ndërtuar! Prandaj, mos u mburr me bukurinë tënde, ngase ti nuk e krijove! Mos u mburr me prejardhjen tënde, ngase ti nuk e zgjodhe! Po krenohu me moralin tënd, sepse ti atë vetë e zgjodhe dhe e përvetësove!

20. Dynjaja i shëmbëllen dy kllapave, kllapa e parë është lindja, kurse e dyta vdekja. Ti vepro diçka të dobishme dhe të frytshme mes

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

Të ngjajshme

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu

KARMA

Irfan Jahiu