- Kur e lut Allahun, kërkoje nga Ai urtësinë dhe diturinë.
- Mos diskuto për çështje materiale me atë që posedon shumë më shumë se ti, apo, edhe me atë që posedon shumë më pak se ti!
- Mos mendo se të gjithë që punojnë, dinë çdo gjë rreth punës që e punojnë.
- Kur të lajmëron ndokush se të do, mos i thuaj se jo nuk është ashtu.
- Kur zemërohesh nga një person tepër i shtrenjtë te ti, shkruaja një letër dhe tregoji se pse ndien zemërim ndaj tij.
- Kur shoku yt e humb një njeri të shtrenjtë për të, dërgoja një letër ku e lajmëron se ti je me të dhe pranë tij.
- Kur të bie në dorë një pasuri, ndihmoji atij që gjendjen e ka edhe më të keqe se tënden, dhe atëherë, menjëherë do ta shohësh dallimin mes jush.
- Rikujto! Edhe gjatë talljes dhe shakave, disa njerëz tregojnë gjëra të vërteta për veten e tyre.
- Kur sëmuret ndonjë i vjetër në shtëpinë tënde, ndihmoji atij sikurse të jetë fëmijë i sëmurë.
- Kur e kthen një libër që e ke marrë nga shoku, shkruaja brenda librit një letër falënderimi.
- Kur i lutesh Allahut, asnjëherë mos i harro në lutje edhe prindërit e tu.
- Rikujto, të gjithë kalojnë nëpër kohë të vështira ashtu siç kalon edhe ti nëpër to, kohë pas kohe.
- Me buzëqeshje, tejkalohen brengat.
Me durim, tejkalohen vështirësitë.
Me heshtje dhe dituri, tejkalohen injorancat.
Me fjalë të mira, tejkalohen urrejtjet.
Marrë nga libri:
NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË
(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)
Irfan Jahiu