Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

PËR NJË PËRDITSHMËRI MË TË LUMTUR!

  1. Kur e lut Allahun, kërkoje nga Ai urtësinë dhe diturinë.
  2. Mos diskuto për çështje materiale me atë që posedon shumë më shumë se ti, apo, edhe me atë që posedon shumë më pak se ti!
  3. Mos mendo se të gjithë që punojnë, dinë çdo gjë rreth punës që e punojnë.
  4. Kur të lajmëron ndokush se të do, mos i thuaj se jo nuk është ashtu.
  5. Kur zemërohesh nga një person tepër i shtrenjtë te ti, shkruaja një letër dhe tregoji se pse ndien zemërim ndaj tij.
  6. Kur shoku yt e humb një njeri të shtrenjtë për të, dërgoja një letër ku e lajmëron se ti je me të dhe pranë tij.
  7. Kur të bie në dorë një pasuri, ndihmoji atij që gjendjen e ka edhe më të keqe se tënden, dhe atëherë, menjëherë do ta shohësh dallimin mes jush.
  8. Rikujto! Edhe gjatë talljes dhe shakave, disa njerëz tregojnë gjëra të vërteta për veten e tyre.
  9. Kur sëmuret ndonjë i vjetër në shtëpinë tënde, ndihmoji atij sikurse të jetë fëmijë i sëmurë.
  10. Kur e kthen një libër që e ke marrë nga shoku, shkruaja brenda librit një letër falënderimi.
  11. Kur i lutesh Allahut, asnjëherë mos i harro në lutje edhe prindërit e tu.
  12. Rikujto, të gjithë kalojnë nëpër kohë të vështira ashtu siç kalon edhe ti nëpër to, kohë pas kohe.
  13. Me buzëqeshje, tejkalohen brengat.

Me durim, tejkalohen vështirësitë.

Me heshtje dhe dituri, tejkalohen injorancat.

Me fjalë të mira, tejkalohen urrejtjet.

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

 

 

Të ngjajshme

FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

Irfan Jahiu

SHTATË GRUPET E SHPËTUARA

Irfan Jahiu

RREZIKU I PIJEVE ALKOOLIKE DHE NARKOTIKËVE

Irfan Jahiu

POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇAR

Irfan Jahiu

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

SËMUNDJA E ZEMRËS DHE SHËRIMI I SAJ

Irfan Jahiu

NE MUNDEMI EDHE JASHTË RAMAZANI!

Irfan Jahiu

RREZIKU I RYSHFETIT

Irfan Jahiu

TË KËNAQURIT E ALLAHUT

Irfan Jahiu

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU