Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

PËR T’I QETËSUAR SADOPAK ZEMRAT TONA TË PIKËLLUARA

– E natyrshme është ta shohësh anijen mbi ujë, mirëpo nga rreziku është ta shohësh ujin në anije. Pra, bëhu ti në zemrën e dynjasë dhe mos lejo që dynjaja të banojë në zemrën tënde.

– Nëse humb diçka që nuk ke shpresuar që do ta humbësh, Allahu do të të furnizojë me diçka, që ti nuk e ke paramenduar se do ta posedosh.

– Ji optimist kur gjërat të vështirësohen, se Allahu është betuar dy herë se pas vështirësisë do të vijë lehtësimi, dhe me të vërtetë, pas vështirësisë do të vijë lehtësimi.

– Jeta e pyeti vdekjen: “Pse njerëzit më duan kurse ty të urrejnë?”

Vdekja u përgjigj: “Sepse ti je një gënjeshtër e bukur, kurse unë jam një realitet i hidhur.”

– Nuk e dimë se çfarë do të na fusë në Xhenet, pas mëshirës së Allahut. A është një rekat, apo një sexhde, një lëmoshë, dhënia ujë ndokujt, ndonjë nevojë që ia ke kryer vëllait tënd mysliman, lutja apo përmendja e Allahut. Prandaj, puno dhe mos i nënvlerëso gjërat.

– Vendos pak nga ndjenjat në mendjen tënde derisa të zbutet dhe vendos pak nga mendja jote në zemrën tënde derisa të përqendrohet. Më pëlqejnë zemrat që e pranojnë dhimbjen me heshtje dhe i shfajësojnë gabimet e të tjerëve me qëllim të mirë.

– Kur e ke bindjen se pas pikëllimit vjen lumturia dhe pas lotëve të tu vjen buzëqeshja, vetëm se e ke realizuar një adhurim madhështor, e ai është  mendimi i mirë për Allahun.

– Nëse të lodhin dhembjet e dynjasë mos u mërzit, ndoshta Allahu është përmalluar për ta dëgjuar zërin tënd kur ti i lutesh Atij. Mos e prit lumturinë derisa nuk buzëqeshesh, por buzëqeshu derisa të jesh i lumtur.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

SËMUNDJA E ZEMRËS DHE SHËRIMI I SAJ

Irfan Jahiu

NE MUNDEMI EDHE JASHTË RAMAZANI!

Irfan Jahiu

RREZIKU I RYSHFETIT

Irfan Jahiu

TË KËNAQURIT E ALLAHUT

Irfan Jahiu

O TI NJERI QË MENDON

Irfan Jahiu

PENDIMI DHE MËSHIRA E GJERË E ALLAHUT

Irfan Jahiu

VEPRA E MIRË

Irfan Jahiu

DHIKRI I MËNGJESIT DHE I MBRËMJES

Irfan Jahiu

DASHURIA MES NUSES DHE VJEHRRËS!!

Irfan Jahiu

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU