Për ty kam shumë mallë…

Të kam afër madje përballë,
po për qudi nuk ngopen kurrë së shikuari,
asnjë çast s’mund t’i largoj sytë nga ti,
çdo shikim që të dhuroj ty,më jep gjallëri.

Malli kurrë për ty nuk më hiçet,
dashuria për ty,çdo ditë po më tret,
nuk mundem të jetoj nga malli që kam për ty,
me ty e ndjej dhe kuptoj dashurinë e vërtetë.

Të shoh në mëngjes por edhe në mbrëmje dua,
edhe nëse asnjë fjalë se flas,dua vetëm të të shikoj,
ti më gjallëron në jetë dhe më jep shpresë,
vetëm të të shoh ty,ne pambarim do të pres.

Shikimet tua flasin më shumë se fjalët,
heshtja ime flet më shumë se gjithçka,
më duhet ta pranoj se për ty ndjej shumë mallë,
në çdo frymë që marrë,ty dua të të kem pranë.

Dua t’i numëroj të rrahurat e zemrës tënde,
çdo frymëmarrje tënden dua,ta kontrolloj,
dua të jetoj në brendësinë e shpirtit tënd që aq shumë e dua,
edhe nëse vdes,dua të tretem nëpër ëndërrat tua.