Rtv Pendimi

Përditësohet Microsoft Outlook, vjen me shumë risi

Funksione të reja do të vijnë për Outlook, shërbimi postar elektronik i Microsoftit, që përditësohet për Windows, web, Android dhe iOS.

Risia e parë ka të bëj me faturat, kur softueri identifikon një njoftim të ri për pagesë në posta elektronike vendos datën e skadimit të afatit në kalendar dhe mundësisht nis promemorie dy ditë para pagesës.

Me përditësimin e aplikacionit mund të shtosh një takim apo një ngjarje me sugjerime për vendin, përfshi dhe uljet që bëhen shpesh herë, transmeton tch. Risi tjetër është edhe mundësia për të parë përgjigjet e monitoruara dhe ato me mbishkrimin “RVSP” për mbledhjet.

Nëse organizohet një mbledhje që kërkon kontroll të pjesëmarrësve, Outlook të jep mundësinë të dorëzosh apo jo ftesën në kalendar. Shërbimi i Microsoft ka edhe shumë orare për ngjarje në kalendar.

Së fundmi, Outlook për iOS do të jetë i mundur të sinkronizojë kartelat si draft dhe të mund ta shkruash pastaj në një pajisje tjetër, ndërsa për Android do të ketë të integruar dhe Office Lens.

TË NGJAJSHME