Perëndimi i diellit në Kapadokia, njëri nga rajonet më piktoreske në botë

Perëndimi i diellit mbi qiellin e Kapadokias, njëri nga destinacionet më të njohura turistike në Turqi, paraqet atraksion të vërtetë për turistët e shumtë të cilët vizitojnë njërin nga rajonet më pitoreske në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shëtitja tradicionale me balona në këtë zonë të Turqisë qendrore e cila ofron imazhe të rralla natyrore, po tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve.

Përndryshe, kushtet e motit në këtë zonë lejojnë që shëtitja me balonë të bëhet për rreth 300 ditë në vit, ndërkohë që përskaj këtij aktiviteti, turistët e shumtë në Kapadokia nga lartësirat e saj ndjekin perëndimin spektakolar të diellit

Në Kapadokia gërshetohen bukuria e natyrës dhe historia duke krijuar kështu njërin nga peizazhet më të bukura në botë.

Ndërsa trendet gjeologjike formuan oxhaqet e bardha, njerëzit gjatë historisë së Kapadokias lanë gjurmët e qytetërimeve të tyre, duke ndërtuar shtëpi në shkëmbinjtë dhe duke i kthyer ato në kryevepra të qytetërimit njerëzor.