Përfaqësia për Shqipërinë e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD), ka organizuar një program iftari në Tiranë, raporton Anadolu.
Në iftar morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të institucioneve turke në vend si dhe të ftuar.
Kryetari i MÜSİAD, Mahmut Asmalı, në deklaratën e tij tha se në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri ka vizituar kompanitë anëtare të shoqatës ku është informuar rreth potencialit në Shqipëri.
Ai vuri në dukje se Shqipëria ka bërë progres të madh krahasuar me vitet e mëparshme. “Ka një numër të madh investitorësh të huaj. Këtu ka sipërmarrës turq. Janë mbi 600 kompani turke. Prandaj, vendi është shumë i përshtatshëm për zhvillim dhe rritje. Është një nga kandidatet më të mëdha për zhvillim në Ballkan”, tha Asmalı.
Sipas tij, anëtarët e MÜSİAD-it po bëjnë punë të mirë në shumë sektorë në Shqipëri, duke shtuar se MÜSİAD ka gjithsej 97 degë në 82 vende jashtë vendit.
Ndërkohë, kryetari i përfaqësisë për Shqipërinë i MÜSİAD-it, Muhammet İşler tha se si MÜSİAD Shqipëri kanë bërë një fillim të shkëlqyer me programin e iftarit. “Shpresoj se do të kemi një program të shkëlqyer. Si fillim, ky është gjithashtu një burim emocioni dhe gëzimi për ne”, u shpreh ai.