Përfitimet e mahnitshme të ujit , sa ujë duhet të pini në ditë?

Nga: Dr. Besa Vranovci

Sasia e duhur e konsumit të ujit është jetike për të gjitha organet, veçanërisht veshkat, zemrën dhe mëlçinë. 

Shumë njerëz nuk konsumojnë ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, nga harresa apo sepse konsumojnë lëngje tjera të ndryshme.Megjithatë, sasia e duhur e konsumit të ujit është jetike për të gjitha organet, veçanërisht veshkat, zemrën dhe mëlçinë.

Konsumi i pakët i ujit mund të shkaktojë probleme me shtimin në peshë e deri tek sëmundjet serioze.

Uji shërues për shumë probleme

Uji është jetësor për gjallesat,

ai mban të gjallë të gjithë jetën dhe aktivitetet biologjike.

Vetëm 3% e ujit në botë janë burime të ujit të freskët.Shumica e këtyre burimeve të ujit të freskët gjenden në akullnajat. Uji, i cili është një tretës biologjik, ndihmon në transportimin dhe shpërndarjen e vitaminave dhe mineraleve në trup.

Konsumi i pamjaftueshëm dhe jo i shëndetshëm i ujit,në organet të tilla si veshkat, zemra dhe mëlçia hap rrugën për ndonjë sëmundje,mund të shkaktojë çekuilibrime në temperaturën e trupit, lëkurë të thatë, dispepsi, dhimbje koke dhe harresë.

Mos preferoni pije të tjera në vend të ujit

Video Player

Për të kryer funksionet vitale në një mënyrë të shëndetshme, duhet të konsumohet uji i mjaftueshëm.Konsumi i 8-9 gota ose 2-2,5 litra ujë në ditë i plotëson nevojat e trupit për ujë.

Ata që nuk pëlqejnë shijen e ujit ose që përjetojnë përzierje të stomakut ; ata mund të ëmbëlsojnë ujin me feta të frutave ose perime të tilla si selino.

Pijet si çaji, kafja nuk duhet ta zëvendësojnë ujin.

Ushqeni veshkat me ujë

Ndërsa mund të jetoni pa ushqim për ditë te tëra ,pa ujë, mund të jetoni vetem për pak ditë.Konsumi jo i mjaftueshëm i ujit efektin më të rëndësishëm e jep tek veshkat të cilat ushqehen me ujë.Substancat e formuara në trup si urea, kreatina dhe acidi urik që janë të dëmshme hollohen me ujë dhe dalin nga veshkat.Për shkak të sasisë së pamjaftueshme të ujit ngadalësohet rrjedhja e  urinës, mund të shfaqet inflamacioni i traktit urinar dhe gurët në veshka mund të përparojnë dhe qojnë në pamjaftueshmërin e veshkave.Në vendet si Afrika ku qasja në burimet e ujit të pastër është e vështirë, sëmundjet e veshkave janë shumë më të shpeshta.

Mbrohuni  nga sëmundjet e zemrës me ujë

Sëmundjet e zemrës, veçanërisht sulmet në zemër, janë të lidhura ngushtë me ujin.

Në disa hulumtime që janë bërë në mes atyre që i kushtojnë vëmendje konsumit ditor të ujit dhe atyre që nuk e bëjnë këtë,dhe është  vërejt një ndryshim i rëndësishëm dhe kanë qenë më të predispozuar për sulme në zemër ata të cilët nuk kanë konsumu ujë të mjaftueshëm.Dihet se në trupin e dehidruar, gjaku ngjizet dhe tendenca për tu koaguluar rritet.Si rezultat, mund të shihen luhatjet e presionit të gjakut, palpitacionet, aritmia dhe pamjaftueshmëria e zemrës.Nëse zemra nuk funksionon si duhet atëherë mund të ketë pasoja edhe në mëlqi dhe mushkri.

Kundër sëmundjve infektive konsumoni ujë mjaftueshëm 

Uji ka një vend të rëndësishëm në higjienën e përditshme.Për higjienën e trupit dhe lëndëve ushqyese si dhe për ushqim nevojiten rreth 20 litra ujë të pastër në ditë.Vetëm pastrimi i duarve me sapun dhe ujë është një mburojë kundër shumë sëmundjeve infektive. Në vendet ku burimet e ujit të pastër nuk janë në dispozicion,sëmundje të tilla si ethet tifoide dhe diarrea kanë pasoja fatale.

Konsumi i ujit është gjithashtu i rëndësishëm për të krijuar rezistencë ndaj sëmundjeve infektive si gripi.

Uji për lëkurë më të shëndritshme

Organi më i madh i trupit lëkura ka nevojë për ujë proporcional me madhësinë.

Në rastet kur sistemi i qarkullimit të gjakut nuk mund të sjellë ujë të mjaftueshëm në lëkurë, pra, nuk konsumohet mjaft ujë, zvogëlohet niveli intracellular dhe shkalla e riparimit të lëkurës zvogëlohet.Për një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe të hidratuar, pa efekte plakjeje, duhet te kujdeseni për konsumimin e ujit.

Uji e shpejton  metabolizmin

Ideja e hedhjes së yndyrës me urinë nëse pijmë uë mjaftueshëm nuk pasqyron të vërtetën.Megjithatë, konsumi i rregullt i ujit përshpejton metabolizmin. Uji i cili përmban “0” kalori nëse konsumohet rregullisht mund të bëhet shkak i ngrënies më pak ushqim. Pirja e ujit kur zgjoheni në mëngjes dhe në mbrëmje krijon një ndjenjë të ngopjes dhe mund të ndihmojë në mënyrë indirekte për të humbur peshë.

Përveç kësaj, nëse nuk konsumohet mjaft ujë mund të shfaqen;

▪️Çrregullimi i harresës dhe përqendrimit

▪️Dhimbje koke

▪️Kapsllëku

▪️Humbja e flokëve dhe zbokthi

▪️Mungesa e qumështit te gratë në laktacion

▪️Mund të shkaktojë probleme të tilla si dhimbje të muskujve.

 

Uji në trupin tonë ka shumë benefite, disa prej tyre janë;

▪️Pastron veshkat nga bakteret dhe toksinat. Sëmundjet e veshkave mund të ndodhin nëse konsumoni më pak ujë.

▪️Rregullon mineralet që mungojnë në trup.

▪️Gjithmonë mbron qendrën e nxehtësisë që gjendet në tru.

▪️Balancon temperaturën e trupit.

▪️Ofron tretje më të mirë të ushqimeve dhe largimin e toksinave nga trupi.

▪️Njerëzit që kanë probleme me peshë nuk marrin peshë nga kuji i pijshëm. Me fjalë të tjera, ai luan një rol të rëndësishëm në tretje.

▪️Forcon nyjet. Bën lubrifikimin e nyjeve.

▪️Është shumë i dobishëm për gratë shtatzëna si dhe për fëmijën.

▪️E forcon sistemin imunitar.

▪️Ju mund ta zvogloni varësine që krijon konsumimi i çajit dhe kafes me kosnumimin e mjaftueshëm të ujit.

▪️Luan rol në rregullimin e gjakut si dhe koagilimin e gjakut

▪️Ruan vitalitetin e syrit dhe mundëson që syri të shoh më mirë.

Në verë, theksoj se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje konsumimit të ujit.

Gjatë verës nëse nuk doni të keni probleme me shëndetin duhet të rritni sasinë e konsumimit te ujit, pasi që në muajt e verës shpenzohet gjithnjë e më shumë uji me anë të djersitjes. /Familjadheshendeti.com