Mandarinat janë një burim i pasur me vitamina dhe minerale dhe kanë përmbajtje tepër të vogël të yndyrës.
Vetëm 1 kupë më mandarina ofron 28 % të normave të rekomanduara ditore për vitaminë C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili neutralizon radikalet e lira duke përfshirë edhe ato të cilat vijnë si rezultat i rrezeve të diellit. Vitamina C po ashtu rekomandohet për persona të prekur nga të gjitha llojet e gripit.
Mandarinat përmbajnë Beta-caroten i cili funksionon si antioksidant por që edhe mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.