-Trajtimi i kancerit të vezoreve
Xhenxhefili është një armë e fuqishme në trajtimin e kancerit të vezoreve.
Është zbuluar se pluhuri i xhenxhefilit shkakton vdekjen e të gjitha qelizave kanceroze të vezoreve, në ato qeliza në të cilat ishte aplikuar.
-Parandalon kancerin e zorrës së trashë
Një studim nga Universiteti i Minesotës, tregon se xhenxhefili mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë.
-Sëmundja e mëngjesit (te shtatzënat paraqitet zakonisht në orët e hershme të mëngjesit) (nausea gravidarum, nausea, vjellje, të vjella e shtatzënisë)
-Sipas një numri të madh të studimeve është ardhur në përfundim se xhenxhefili është efektiv ashtu sikurse vitamina B6 në trajtimin e sëmundjes të mëngjesit.
-Ilaç për trajtimin e marramendjes
Xhenxhefili është një ilaç efektiv për trajtimin e nauzesë (mundime që mund të qojnë në vjellje të pavullnetshme) të shoqëruar me plogështi dhe marramendje.
-Zvogëlon dhimbjen dhe inflamacionin (pezmatimet apo ndezjet)
Studimet tregojnë se xhenxhefili ka veçori anti-inflamatore dhe është një qetësues i fuqishëm natyror.
-Lehtëson sëmundjen e urthit (ndjenja e djegies së gjoksit)
Për këtë qëllim përdoret në formë të çajit.
-Parandalon dhe trajton ftohjen dhe gripin
Parandalimi ftohjes dhe gripit me xhenxhefilin ka qenë prej kohësh i njohur dhe përdoret si një trajtim natyror kundër ftohjes dhe gripit.
-Xhenxhefili është i dobishëm në trajtimin e mundimeve të barkut dhe helmimeve me ushqim, kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh efektet pozitive që xhenxhefili ka në traktin digjestiv (organet e tretjes).
-Lehtëson dhimbjet e migrenës (dhimbjet e forta të kokës)
Hulumtimet kanë treguar se xhenxhefili mund të lehtësojë migrenën, për shkak të aftësisë së tij për të ndaluar prostaglandinet (acide yndyrore me efekte hormonale), të cilat shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion dhe në enët e gjakut.
-Lehtëson ngërçet menstruale
Çaji i xhenxhefilit me sheqer të kafet përdoret në trajtimin e dhimbjeve menstruale./mjeksia islame/