Rtv Pendimi

Përfitimet shëndetësore që do të përjetoni kur hiqni dorë nga duhani

Lënia e duhanit mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të transfomuar shëndetin tuaj, por çfarë në të vërtetë ndodh me trupin tuaj kur nuk jeni më konsumues?

Të gjithë kemi dëgjuar për rreziqet e pirjes së duhanit, ai është i lidhur drejtpërdrejt me 16 llojë të kancerit.

Kur pini një cigare, mbi shtatë mijë kimikate hyjnë në trupin tuaj dhe 69 kancerogjenë, shkruan DailyStar, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, pirja e duhanit është varësi dhe lënia e tij mund të jetë një sfidë e vërtetë për këdo.

Të kuptuarit e efekteve që mund të ketë lënia e duhanit në trupin tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju inkurajuar të ndaleni.

Ul presionin e gjakut

Kur pini duhan, nikotina mund të shkaktojë ngritjen e pulsit dhe presionit të gjakut. Kjo rrit rrezikun tuaj për të pasur një goditje në tru ose sulm në zemër.

Kur e lini pirjen e duhanit, presioni juaj i gjakut do të fillojë të normalizohet, vetëm 20 minuta pasi tymi juaj i fundit do të ketë një efekt.

Do të merrni frymë më lehtë

Pirja e duhanit mbush mushkëritë tuaja me nikotinë, kjo ndërtohet me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.

Kur ta lini, nëse nuk keni shkaktuar dëmtime serioze të mushkërive, ata do të fillojnë të funksionojnë normalisht përsëri. Ndërsa mushkëritë filtrojnë nikotinën, frymëmarrja juaj do të përmirësohet.

Ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës

Pirja e duhanit është e lidhur direkt me kolesterolin, vetëm tetë javë pas lënies së duhanit kjo do të përmirësohet. Pas një viti largimi nga rreziku i zhvillimit të sëmundjes së zemrës ulet përgjysmë.

Kur e lë, shkakton më pak tendosje të zemrës dhe përmirëson funksionin e saj.

Ju do të filloni të shkëlqeni

Sapo të ndaloni pirjen e duhanit flokët, thonjtë dhe lëkura do të përmirësohen. Pirja e duhanit mund të ‘shaktërrojë’ lëkurën tuaj dhe t’i bëjë thonjtë tuaj më të dobët, si dhe të lërë njolla të verdha.

Lënia e duhanit përmirëson rrjedhën e gjakut, duke e sjellë ngjyrën përsëri në lëkurën tuaj, transmeton Klan Kosova.

TË NGJAJSHME