[There are no radio stations in the database]

Përfundon me sukses “Kuizi i Ramazanit”

Dëgjues e shikues të dashur e të nderuar!

Në RTVPendimi, përfundon me sukses “Kuizi i Ramazanit”, i mbajtur për nder të muajit të Bekuar të Ramazanit

Kuizi kishte për qëllim shtimin e njohurive të përgjithshme mbi fenë islame.
Poashtu, falë bashkëpunëtorëve dhe sponsorëve të këtij kuizi, “Maaler Leci”, ka shpërblyer vendin e parë me të holla në shumën prej 200 euro.
“Hello Sales”, ka sponsoruar vendin e dytë në vlerë prej 100 euro.
“Hoxhaj Bau”, ka sponsoruar vendin e tretë me vlerë prej 50 euro.

Në këtë kuiz kishte pjesëmarrje të madhe të dëgjuesve dhe shikuesve të “Rtv Pendimit”

Ne kemi realizuar 13 emisione të cilat janë moderuar nga moderatori Avni Llugiqi.

Në fund të Ramazanit dhe të kuizit, kemi arritur që të zgjidhen 3 fituesit.

Në vendin e parë ishte motra, Vjollca Ajdini nga Zvicra, në vendin e dytë është motra nga Vushtrria kurse në vendin e tretë është shpallur motra nga Shkupi.

Në këtë finale u pa edhe solidariteti i fituesve duke i dhënë për bamirësi paratë e fituara.

Në emër të stafit, ju falënderojmë nga zemra dhe ju ftojmë të vazhdoni ta dëgjoni, shikoni dhe përkrahni e mbështetni “RTV Pendimin” edhe në vazhdim.

I juaji përzemërsisht: www.rtvpendimi.com


[There are no radio stations in the database]