Rtv Pendimi
Lajme

Përfundon takimi Thaçi-Palmer, flasin për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot të ngarkuarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Thaçi dhe i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin për media.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë Thaçi.

Përfaqësuesi Special, Matthew Palmer, foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Presidenti shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Tre çerek shekulli nga katastrofa atomike në Hiroshima dhe Nagasaki

Kushtrim Guraj

“Turqia vullnet për mbështetjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Shqipërinë”

Kushtrim Guraj

Magjepsëse, Hëna e Plotë mbi Ajasofjan

Kushtrim Guraj

Fondacioni turk Diyanet shpërndan mish kurbani në Gaza

Kushtrim Guraj

Asnjë i prekur me COVID-19 gjatë haxhillëkut, OBSH përgëzon Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj

Filloi therja e kurbanëve nën organizimin e RTV Pendimit

Kushtrim Guraj

IHH synon të ofrojë ndihmë për 2 mijë familje në Kosovë për Kurban Bajram

Kushtrim Guraj

Haxhinjtë kryejnë ritualin e fundit të Haxhit në Mekë

Kushtrim Guraj

Pavarësisht kufizimeve, 10 shqiptarë kryejnë haxhin (VIDEO)

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU