Rtv Pendimi

Perimet e gjelbra ju çlodhin

Nëse keni probleme me lodhjen, atëherë duhet të zgjidhni të ushqyerit e duhur. Ushqimi është aleati juaj, sidomos perimet me gjethe të gjelbra, të cilat pastrojnë trupin nga toksina.

Ekspertët e ushqimit këshillojnë që dita duhet filluar me një filxhan të çajit të gjelbër dhe është më së miri për të filluar çdo shujtë me sallatë të gjelbër, sepse ndihmon trupin për tretje më të lehtë.

Gjithashtu, është e rëndësishme që perimet me gjethe të gjelbër të trajtohen minimalisht me ngrohje, në mënyrë që të ruajnë sa më shumë përbërësit e dobishëm. Ndër këto perimeve mund të veçohen hithrat që janë të përsosura kur është fjala për ushqimin e shëndetshëm.

Përveç kundër lodhjes hithrat ndihmojnë pacientët me anemi, reumë, sëmundjet e mëlçisë dhe lukthit etj.

TË NGJAJSHME