Rtv Pendimi

PERKUJTO DHE FALENDERO

O njeri, gjithmon kujto të mirat që ti dha Zoti ty
mos u bëj i verbër e as shurdh, për  gjith këto begati
edhe nëse jav kthen shpinën dhe i çet në harres
ato do të vijn pas ty,gjer sa dheu të jet për ty mbules
qendro besnik dhe mos moho, t’mirat që Zoti ti dhuron
sepse,,Edhe nëse perpiqeni ti numroni të mirat e Allahut
nuk dot arrin kush ti përkufizon” –   (Kur’an -Ibrahim-34)
Zoti të dha trup të shëndosh, qetësi dhe rehati
ushqime të llojllojshme dhe çdo të mir për ty
ujin, ajrin dhe gjith këte gjithësi
,,Dhe plotsoi ndaj jush të mirat e Tij”-  (Kur’an- Lukman-20)
e ti ende nuk e ndjen, e as nuk e di…?
ti dha dy sy për te parë, gjuhë dhe buzë për komunikim
të dha duar për të punuar, edhe këmbë për udhëtim
na e dha formën më te bukur, a ende nuk po mendoni..?
,,E cilen të mir të Zotit tuaj po e mohoni” -(Kur’an- Rrahman-13)
sa qetë të ze gjumi,dhe ne mëngjes zgjohesh i pushuar
e sa njerz s’kan gjum në sy,nga ndonjë sëmundje e pa shëruar
sa leht ec me dy këmb,sa ka te tjer që nuk i kan
sa mir flet rrjedhshëm dhe nuk belbëzon,e sa pastër ndëgjon
sa bukur,ke dy sy, që me to tash po lexon
po e sheh gjith botën, dhe prap spo falenderon ..?
O ju qe besuat,hani nga të mirat që ua kemi dhën dhe All-llahun falenderoni
nëse jeni që vetëm atë e adhuroni..(Kur’an-Bekare – 172)..

-Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi
 dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”-(Kur’an NEML – 19)

Pershtati: Sevdail Kameri – 2012

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH