Nëntë të lënduar janë dërguar në spitale dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë persona të zhdukur në qytetin Flores
Të paktën 44 persona e kanë humbur jetën ndërsa 9 janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të mëdha që goditën provincën Nusa Tengara Timur të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare për Situatat e Krizave (BNPD) tha se përmbytjet u shkaktuan si rezultat i reshje të dendura të shiut ndërsa gjendja më e rëndë është në pjesët lindore të qytetit Flores.
Ujërat përmbytën rrugët dhe ndërtesat ndërsa zëdhënësi i BNPD-së, Raditya Jati tha se ekipet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur trupat e 44 të vdekurve.
Nëntë të lënduar janë dërguar në spitale dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë më shumë persona të zhdukur në qytetin Flores.
Meteorologët kanë paralajmëruar se stuhi të ngjashme po kërcënojnë provincat e tjera indoneziane në orët e ardhshme, duke përfshirë Ache, Sumatra, Java Qendrore dhe Xhakarta.