Rtv Pendimi

Përmbytjet në Shijak, Kokomani: Dëmet shumë kolosale

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani në një intervistë për Ora News thotë se situata është shumë e rëndë. “Dëmet do të jenë shumë kolosale. Me mijëra ha tokë dhe qindra shtëpi të përmbytura totalisht”

Banorët e Shijakut dhe Sukthit kanë braktisur banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.

Dalja nga shtrati e lumit Erzen ka bërë që të përmbytet një pjesë e mirë e qytetit të Shijakut dhe rrethinave, çka ka detyruar banorët që të braktisin shtëpitë e tyre.

Banorët kanë bërë apel për ndihmë, ndërkohë që theksohet që Shtabi i Emergjencave ende nuk ka dhënë asnjë ndihmë.

Në ditën e dytë të përmbytjeve situata vijon të mbetet e rëndë, për shkak të pasojave të një dite më parë, por edhe për shkak se reshjet e shiut kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Edhe pse prurjet e Drinit në Dibër kanë rënë përsëri dy fshatra mbeten të bllokuara për shkak se përroi doli nga shtrati në Luzinë duke dëmtuar rrugët. Po ashtu edhe në Fushë Bulqizë, dy fshatra janë bllokuar, ndërkohë që strukturat po punojnë për të hapur rrugët.

Në Shijak situata është disi e vështirë, pasi janë rreth 150 banesa që ndodhen nën ujë në fshatin Sallmone dhe disa fshatra përreth.

Në Lezhë, aty ku situata një ditë më parë ishte e tensionuar, ditën e sotme është normalizuar. Në qytet nuk raportohet për dëme, pasi uji në të gjitha zonat është tërhequr. Edhe në zonën e Pllanës ka rënie të nivelit të ujit.

Edhe në Mat është bllokuar fshati Stopan, pasi janë dëmtuar disa ura.

Ndërsa në Gramsh është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civili, pasi aksi rrugor që lidh Elbasanin me Gramshin është e bllokuar pas rrëzimit të një ure. Në Kukur përroi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe bllokim të rrugëve.

TË NGJAJSHME