Rtv Pendimi

Përqafoje Nënën

Përqafoje Nënën
deri sa ësht gjall,
Kujdes mate fjalën
zemrën mos ja kall.

Respektoje shum
dhe më shum se shum,
Ajo është Nëna
që për ty s’bën gjum.

A mos të vjen turp
që ta përqafosh,
A ndoshta nuk din
fare ta nderosh.

Mos t’dhimben të hollat
për të ti harxhosh,
Nesër kur të vdes
shum do ta kërkosh.

Kujdes si po sillesh
sjelljen shpejt ndryshoje,
Shko thuaj të dua
shko Nënën gëzoje.

Autor: HazbiTherra Ahmeti

TË NGJAJSHME