Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Vip Well
Samet Tours
Përse duhet të hamë mjaltë me arra, ilaçin 100% natyror
Shëndetësi

Përse duhet të hamë mjaltë me arra, ilaçin 100% natyror

Muslim Shop

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra? Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes, pasi ky ilaç popullor siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira që i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni. Këtë përzierje duhet ta konsumoni 3 herë në ditë, para konsumimit të vakteve. Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë, por edhe përmirësojnë vlerat e njëri-tjetrit. Living ju njeh më poshtë me vlerat e tij të pabesueshme:
1.Ul tensionin e gjakut: Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë. Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.
2.Ndihmon me aneminë dhe gjakun: Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë. Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.
3.Forcon imunitetin: Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni. Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura. Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.
4.Lehtëson dhimbjen e kokës: Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë. Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak. Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar. Kullojini dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin. Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti.

Të ngjajshme

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani

Turqia synon rekordin Guinness në transplantin e mëlçisë

Kushtrim Guraj

Përfitimet e mahnitshme të ujit , sa ujë duhet të pini në ditë?

Kushtrim Guraj

Rreth 90 për qind e njerëzve nuk e dinë sa shumë pemë e perime duhet të konsumojnë

Kushtrim Guraj

SËMUNDJET E GJËNDRËS TIROIDE

Kushtrim Guraj