PËRSE FYHET MUHAMMEDI [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
Muhammed Husejn Ja’kub
(Version i shkurtuar dhe përpunuar i një hutbeje të Hoxhës me po këtë titull)
Përse e fyejnë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
A për shkak se ai është i vdekur dhe nuk ka mundësi ta mbrojë vetën?
Ata që e fyejnë, a e njohin atë [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
Gazetari që kishte fyer Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], u pyet nëse e njihte atë apo jo?!
Pra, ju mendoni se bojkotimi është zgjidhja?!
Pritni, mos u ngutni. Çështja ndryshon.
Na lini të ecim në kontekstin tonë dhe të mos i përshpejtojmë ngjarjet.
Gazetari që kishte fyer Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], u pyet nëse e njihte atë apo jo?!
Tha: Jo, përveç që kam dëgjuar se është një njeri që ka jetuar para 1400 viteve dhe rreth të cilit janë grumbulluar disa njerëz që kanë themeluar një fe. Kaq.
Po tjetër gjë di për të?- e pyetën.
Jo, asgjë – u përgjigj.
Tash e kuptuam pse po u ofenduaka Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]
Përse?
Sepse, nuk e njohin.
Nuk e dinë kush është i Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Nuk e dinë kush në të vërtetë është i Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Nuk e dinë se ç’pozitë gëzon ai në zemrat e pasuesve të tij, se çfarë nënkupton për ata, për ata që janë hiç më pak 1/4 e banorëve të planetit tonë.
Është gabim të mendojmë se pas botimit të librit (të Majkëll Hardit) ‘100 personalitet më me ndikim’ njerëzit e kanë njohur atë. Mashtrohen keq disa thirrës – predikues kur përgjithësojnë rastet apo ngjarjet individuale të atyre që udhëzohen, duke menduar se i tërë perëndimi është ashtu. Ata harrojnë se pala tjetër, që e urrejnë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], janë më shumë se simpatizantët e tij.
Gabimi është tek ne
Unë, ti dhe ai jemi shkaktarë.
Zëri ynë nuk është ngritur që njerëzit ta dinë se kush është Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Pra, kuptojë çështjen.
Pse po e fyejnë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
Për shkak se nuk e njohin.
E pse nuk e njohin?
Për shkak se ne nuk kemi bërë sa duhet për ta njohur ata Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Sot njerëzit dinë më shumë për artistë, këngëtarë dhe sportistë se sa që dëgjojnë për të Dërguarin e Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Ata dinë shumë më shumë për jetën e tyre se që dinë për jetën e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Madje, edhe disa myslimanë, nuk e njohin më mirë atë [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] se që njohin artistë dhe sportistë perëndimorë.
I Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] është shumë pak i pranishëm në shtëpitë tona. Të kalon java, madje edhe dita më e rëndësishme e saj, xhumaja, ndërsa ti nuk dërgon asnjë salavate për Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Nuk është çështje individësh
Problemi është më i madh se që e mendojmë.
78% e perëndimorëve kanë refuzuar të kërkojnë falje për qëndrimet e tyre fyese ndaj Islamit. Pra, nuk është çështje e kërkim faljes së presidenti, kryeministri, populli. Bashkësia e popujve të tyre po refuzon.
Atëherë, zgjidhja nuk është sharja e tyre, goditja e tyre, madje as mbytja e tyre. Zgjidhja është largimi i injorancës prej tyre. Vetëdijesimi i tyre përkitazi me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] dhe pozitën e tij tek ne.
Mos më thuaj se nuk do të binden.
Ku e di ti?!
Ku e di se nuk do të binden?!
Do të refuzojnë, e nga e di ti?!
Ka thënë Allahu i Madhëruar: …E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.“ (El-Haxh-xh, 40)
Së këndejmi, në vend të sharjeve dhe ofendimeve, ne kemi nevojë tua prezantojmë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] me gjuhën e tyre. T’iu përkthejmë librat që trajtojnë jetën e tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], libra tjerë shkencorë të vërtetuar, në mënyrë që ata të njihen me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], me mrekullitë e tij, me faktet dhe dëshmitë për profetësinë e tij, me përshtypjet e atyre që kanë pranuar Islamin për fe. Dijetarët myslimanë duhet të kuptojnë se ka një fat në fatkeqësi, ka një shans për tua prezantuar Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] botës mbarë.
Sot bota duhet ta dijë kush është Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Do ta duan njerëzit, sepse është i dashuri i Allahut
Fol për mrekullitë e tij, për argumentet racionale dhe fetare për profetësinë e tij, fol për biografinë e tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
E kam përmendur shpesh se prej veçorive të personalitetit të Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] është se ai duhet, lehtë duhet, pra, çdo njeri që e njeh, shumë lehtë e do atë.
Sikur ta predikonim jetën e tij, në çfarëdo mënyre qoftë, me shkrime, materiale audio dhe vizuale, mediet e shkruara dhe elektronike, etj.
Sikur ta bënim këtë, kam bindjen e madhe se njerëzit do ta duan ngase ai është i dashuri i Allahut.
Ata nuk e kanë fyer Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], ata kanë fyer imazhet e myslimanëve të sodit
Ata nuk e kanë fyer Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], sepse [siç thamë] nuk e njohin, ata na njohin ne, ne të prapambeturit, të pa civilizuarit, kështu na njohin ata neve. Nëse shikon karikaturat e tyre, do të gjesh këtë përmbajtje.
Kjo është e para (që duhet të bëjmë), të angazhojmë të gjitha pakicat islame që të flasin për Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Çështja nuk ka të bëjë me atë se ne duhet të presim të na kërkojnë falje, ne duhet t’i njoftojmë me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], dhe ky është obligim i prerë për ne.
T’i njoftojmë edhe myslimanët me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]
Nuk janë vetëm jomyslimanët ata që nuk e njohin Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Janë dhe myslimanët. Shumica e tyre nuk dinë as njohuritë më bazike rreth tij.
– Përse nuk ua mësojmë fëmijëve tanë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
– Përse nuk ua mësojmë miqve dhe farefisit tonë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
– Përse nuk ua mësojmë shokëve dhe kolegëve tanë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]?
Sa shumë njerëz dëgjojmë e shohim tek na thonë se e kanë aprë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] në ëndërr, por, po i pyete, si është ai, si dukej, ngase çdo detaj i pamjes së tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] na është shpjeguar me hadith autentike, nuk do të dinë ta bëjnë.
Jo vetëm pamjen, edhe moralin e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] duhet ta mësojmë dhe përhapim
Nuk është vetëm pamja e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ajo që duhet ta mësojmë, morali, sjelljet dhe tiparet e tij janë ato që po kështu duhet t’i mësojmë dhe tua përcjellim të tjerëve.
T’iu flasim të tjerëve për Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] si një rrëfim i vërtetë, jo si një hiqaje (tregim), si një të vërtetë që duam ta kemi të pranishëm me moralin dhe sjelljet e tij edhe në shekullin tonë. Të duam që Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] të jetojë në mesin tonë.
Ëndërroj tët ë shoh ndërsa jeton me të Dërguarin e Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] në shtëpinë tënde, fisnikërohesh me moralin e tij, sillesh sipas mënyrës së tij, jeton sipas jetesës së tij…
Ne duhet tua përcjellim të tjerëve Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] me detajet që na i ka përshkruar Aisheja [radijAllahu anha], atë etikën dhe mirësjelljen, shpjegimet për të cilat mungojnë në ligjërimet tona.
A nuk iu kam thënë sa e sa herë se për ta përkrahur dhe ndihmuar Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], ne kemi nevojë të riformësojmë moralin tonë sipas trajtës dhe formës së moralit të tij, ta studiojmë biografinë e tij në detaje…
Ne kemi nevojë për një jetë, e cila i ngjan jetës së të Dërguarit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Ne duhet t’i mësojmë gjërat, jo si teori, por si praktikë.
Do të ishte gabim i madh sikur të mendonim se me një imazh që kemi përvetësuar në pamjen e jashtme, kemi kryer tërë punën. Jo, le të kalojmë tani në sjellje, në praktikë, në ndjenja. A nuk ndikohej shumë kur shihte ndonjë grua të vrarë në mesin e armiqve dhe thoshte: “Kjo grua nuk është dashur të vritet. Çfarë ka bërë kjo që është vrarë?!”
Morali i tij. Ky na duhet. Edhe shpata myslimanit ka moral, dhe sjelljet e këqija të të tjerëve nuk do të duhej të na bënin të zhvishemi nga morali. Le të pushtohemi nga morali. Le të na gjykojë morali, feja…I Dërguari i Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] edhe në luftë ndalonte që pleqtë, gratë, fëmijët të mbyteshin,e dhe nëse ata pleq i kanë shtyrë të rinjtë të luftojnë, edhe nëse ato gra i kanë lindur ata burra që na luftojnë. Ne nuk i mbysim ata dhe ky është moral islam. Ne kemi nevojë këtë kod etik dhe moral të Islamit t’ia prezantojmë botës mbarë.
Kanë dëgjuar për ne, por jo prej nesh
Sot bota nuk i njeh myslimanët ndryshe vetëm se si terroristë, kamikazë, vrasës, dhe për këtë shkak e kam thënë shumë herë, bota duhet të dëgjojë për ne prej vet neve, ngase ata kanë dëgjuar për ne por jo prej nesh. Dhe tani ka ardhur koha dhe shansi që ata të dëgjojmë prej nesh.
O ju njerëz, ejani dhe dëgjoni për moralin islam.
Ejani dhe mësoni për mëshirën në Islam, për mëshirën me njerëzit, me kafshët, me bimët…
Sot ke shans ta paguash një pjesë të borxhit ndaj Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] duke e jetësuar në praktikën tënde moralin dhe sjelljet e tij si dhe duke ua përcjellë të tjerëve personalitetin e tij me të gjitha përmasat që përmban.
Nëse ne sot nuk e njoftojmë botën me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], atëherë nesër ti, feja jote dhe i Dërguari yt, nuk do të respektoheni.
Mos thuaj çfarë të bëj unë. Praktikoje Sunnetin dhe përcillua të tjerëve sepse kjo është detyra jote dhe kështu e ndihmon praktikisht Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
Tua prezantojmë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] si të Dërguar të Allahut
Ka ardhur koha që të flasim për Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], por jo thjesht si një gjeni, por si gjeni prej profeti e pejgamberi. Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] madhështinë e ka si i Dërguar i Allahut, jo thjesht si Muhammed. Dhe kjo është një çështje që nuk guxon të na ikë. Ai është Muhammedi, i Dërguari i Allahut, të cilin Allahu e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë…
Këtë detaj dueht tua shpjegojmë prendimrëve. Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] nuk është njeri që ka shpikur një drejtim dhe më pas njerëzit e kanë pasuar. Jo, ai është i Dërguar i Allahut. Kështu duhet ta njohin ata, si pejgamber, si profet. Shumë prej perëndimorëve kur e kanë njohur nga ky këndvështrim, e kanë besuar, madje brenda natës.
Bojkotimi, jo vetëm i mallrave
Ne kemi nevojë për një bojkot më të madh, me një botëkuptim më të gjerë. Nuk janë vetëm mallrat e tyre, por edhe idetë dhe metodat apo standardet e jetesës sipas tyre. Fatkeqësisht, prej kësaj nuk kanë shpëtuar as ata që njihen për mbajtje për feje (fetari) derisa për të tjerët, myslimanët e rëndomtë, do të vëresh një gjendje të mjerueshme. Hanë, pinë, vishen, flasin, kanë gjeste sikur të jomyslimanëve. Ne duhet t’iu flasim këtyre njerëzve, pavarësisht profileve dhe angazhimeve të tyre, se ata kanë fe, që e ka emrin Islam, që kanë profet i cili thirret Muhammed.
Kështu, bojkotimi i ideve është më parësor se bojkotimi i mallrave.
O Allahu im, unë kumtova, Allahu im, dëshmo!
Vëllezërit e mi për Allahun!
Përhapeni Sunnetin e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], punoni sipas tij, bojkotoni idetë dhe mendimet perëndimore, sepse kështu do ta kryeni një pjesë të borxhit tuaj ndaj Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].