Rtv Pendimi
Shëndetësi

Përse kemi më shumë dhimbje në gjunjë gjatë dimrit

Studimi i ri, i publikuar në Clinical Journal of Pain, zbulon se dhimbjet në gjunjë tek personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit skeletor, janë shumë më intensive gjatë muajve të dimrit.

Studiuesit theksojnë se shkaku kryesor i dhimbjeve më intensive në gjunjë gjatë dimrit është mungesa e vitaminës D në trup.

Shkencëtarët e analizuan gjendjen shëndetësore dhe intensitetin e dhimbjes në gjunjë në popullsinë botërore gjatë gjithë vitit.

Ata konstatuan se njerëzit që vuajnë nga osteoporoza, shpesh kërkojnë ndihmë nga ndonjë mjek gjatë dimrit. Shumicës së tyre u ndihmon marrja e suplementeve të vitaminës D, transmetonKoha.net.

Vitamina D prodhohet në trup gjatë ekspozimit ndaj diellit, që është arsyeja se pse gjatë muajve të dimrit e kemi në sasi më të vogla në trup.

Mungesa e vitaminës D e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, por edhe shpesh e shkakton përkeqësimin e simptomave të inflamacionit kronik. Sasia e vogël e vitaminës D në trup e vështirëson funksionimin adekuat të indeve eshtërore.

Mungesa e vitaminës D është një problem që haset nga shumë njerëz në mbarë botën.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se rreth 40% e popullsisë botërore nuk e merr sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.

Nëse nuk jeni të sigurt për sasinë e duhur të marrjes së vitaminës D, konsultohuni me mjekun tuaj ose nutrologun.

Trupi e ruan vitaminën D në qelizat e yndyrës, që është arsyeja se pse nevoja për vitaminë D rritet në përputhje me peshën e trupit.

Të ngjajshme

SI TË HEQIM DORË NGA DUHANI?

Hevzi Hasani

Mënyra e të ushqyerit është kulturë: Intervistë me Dr. Ismail Lutolli

Hevzi Hasani

Rëndësia e gjumit tek fëmijët

Kushtrim Guraj

“Vonesa në të folur”

Kushtrim Guraj

NDOTJA E TOKËS DHE USHQIMIT

Kushtrim Guraj

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Urim Isma

Ndiqni këto këshilla që të mos prekeni nga gripi

Urim Isma

A keni probleme me lukthin, ja si t’i shmangni ato!

Urim Isma

Kujdes! As sheqernat natyralë nuk janë të parrezikshëm

Urim Isma