Përse më tregon Pallavra !

Nga ZEKERIJA ALIM

Nuk di si t’ia fillojë, e njëkohésishtë nuk di si t’ua shpjegoj tradhëtinë e BD-së? Kur interesxhiu i mbyllë sytë para zullumit të zullumqarit për një rrogë, pra për një vend pune, dhe po ai, do të mi nxjerrë sytë kur i them se je zullumqarë, nejse, vëlla vetëm ti vazhdo ashtu! Besom se një ditë edhe ti, do të vetëdijësohesh, do ta kuptosh se je në rrugë të gabuar, mos haro, BDi është parti që ka ardhur në pushtet me gjakun e dëshmorëve, ndërsa tradhëtinë që ka bërê është tejet e madhe, më e madhja se tërë gjeneratat ose partitë politike të mëparshme. Të vish në pushtet me gjak dëshmori dhe të tradhëtosh të tërë idealet kombëtare, këtë vetëm ndërgjegjëja yte e përbin si dhe e mbulon tradhtarinë. Pse? Për një vend pune! Përse ore vëlla, i ha forat ! A mendon që në fabrikën e babës së tyre të kanë punësuar. Po në administratë, ç’mendon, administrata po ashtu mendon që është pronë e tyre, jo, jo ore vëlla, ajo është pronë e popullit, e jo e BDI-së. O vëlla Ali Ahmeti nuk është më komandant i UÇK-së, kaloj ajo kohë, sot ështê ushtarë i rreptë i Gruevskit! Sot, té dytë jemi dêshmitarë të shumë vrasjeve, montimeve, burgosjeve , e çfarë të shtoj më tepër, besomë, nuk po di se janë shumë , Prandaj, vëlla i dashur, mos më shitë kopalla patriotike! por bënë mirë të vetëdijësohesh, ja tani, sot ! Zullumqari është në mejdan e ajo është BDI, tjetër s’ka!