Pejgamberi (paqja e Allahut qoftë mbi të) na ka porositur që ujin ta pimë ulur e jo në këmbë.
Sot, shkenca vërteton urtësinë e madhe që qëndron pas kësaj porosie.
E vetmja gjë që kemi dëgjuar ndonjëherë në fëmijërinë tonë nga të moshuarit, është vetëm “mos e pini ujin në këmbë” ….
Por, pse nuk duhet ta pimë ujin në këmbë? Cili është arsyetimi mjekësor dhe fetar?
Pejgamberi (paqja e Allahut qoftë mbi të) na ka porositur se nuk duhet ta pimë ujë në këmbë. Në pamje të parë, ndoshta e gjithë kjo është e pakuptimtë, por pasi të mendohet dhe studiohet më mirë, do të shohim se këto fjalë kanë dobi të madhe për shëndetin tonë.
Hadithe të shumta na tregojnë për dëmin që e shkakton pirja e ujit në këmbë:
“Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë dëmi i shkakton lukthit pirja e ujit në këmbë menjëherë do ta vjellnin gjithë atë që e kanë pirë” (Abdurezzak 10/427 Hadithi 19588)
“Asnjëri prej jush mos ta pinë ujin në këmbë, edhe në qoftë se e pinë le të përpiqet ta vjellë” (Muslimi)
Shpjegimet shkencore
Pozita e lukthit tek njerëzit ndryshon gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nuk është e njëjtë pozita që merr lukthi teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur. Nëse një njeri e pinë ujin në këmbë, atëherë uji shkon direkt në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Në anën tjetër nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në lukth përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.
Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh.