Rtv Pendimi
Poezi Të ndryshme

PËRSE SHKOVE O RAMAZAN

Ramazan o muaj i bekuar
Kënaqësinë tënde skemi me harruar

Me shum gëzim ne ty të pritëm
Por tash që shkove ne u mërzitëm

Një muaj me ty ne u gëzuam
Falëm teravi dhe agjëruam

Ardhja yte për ne ishte gëzim
Por tash na lëre neve në pikëllim

Në sofër të iftarit ti na bashkove
Xhamitë me xhemat na i hijeshove

Allahu të bekoi dhe të dha vyrtitin
Ahh sikur të rrinje me ne tërë vitin

Dhjetë ditët e para ishin merhamet(1)
Dhjetë të mesmet ishin magfiret (2)

Dhjetëshi i fundit sihariq për Xhennet
I mëshiruar është ky ummet

Vëllezër të dashur të mos harrojmë
Pas Ramazanit mos të gabojmë

Kohët e namazit të mos i lëshojmë
Allahun kur të mos e hidhërojmë

Në Ramazan Xhamitë i stolisim
E pas Ramazanit të mos i bragtisim

Ibadeti nuk don eufori
Por gjithmon t’i zbatojmë urdhërat e Tij

U gëzua shpirti i cdo muslimanit
Me agjërim dhe lexim të Kur’anit

Të falemi ty o Perëndi
Që na dhurove muajin me plot mirësi

Të pasurit dhanë Zekatë dhe Sadaka
Të varfërit u gëzuan dhe bënë dua

O Zot të pasurit ruaj dhe jepu bereket
Vitin tjetër të jenë më mirë se simjet

Në Ramazan ndodhi fitorja e bedrit
Në Ramazan është nata e Kadrit

U ngrit mbi Qabe flamuri i lirisë
Të gjitha u arritën me ndihmën e Perëndisë

Për ikjen tënde sytë po lotojnë
Por Zotin tonë ne kurë s’e harrojmë

Atë gjithmonë ne e adhurojmë
Mëshirën e Tij gjithmonë e shpresojmë

Pasi që ti shkove nuk ndihemi mirë
Përse o i bekuar na the lamtumirë

Të lutemi Ramazan mos na harro
Eja vitin tjetër dhe na gëzo

Për ardhjen tënde unë nuk dyshoj
Por nuk di unë a do të takoj

Ndoshta nga kjo botë unë do të kaloj
E mirësinë tënde nuk do ta shijoj

Nëse këtu pari nuk më gjenë mua
Dije se nga kjo botë unë kam kalua

Mungesa ime ty nuk të pengon
Por mua për ty syri më loton

Vëllezër dhe motra një gjë po ju themë
Sikur gjith botën unë ta kemë

Aspak dobi nga ajo s’do të kemë
Ngase një ditë onlain nuk do të jemë

Nëse natën e Kadrit exheli im ka përfundua
Ramazani tjetër nuk do t’më takon mua

Nga ju vëllezër dhe motra një lutje e dua
T’i luteni Allahut që të më falë mua

Allahu juve të gjithëve ju bekoftë
Veprat e mira ua pranofë

Me gjith familjarët ju gëzoftë
Me Xhenetin Firdaus juve ju gradoftë

All-llahumme AAAmiiin
—————————–
1-Mëshirë
2-Falje

Shkruan: Hoxha Zekerija Bajrami

Të ngjajshme

SHQIPTARËT KUDO QË SHKOJNË FENË DHE KOMBIN S’E HARROJNË

Kushtrim Guraj

A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj?

Kushtrim Guraj

Falënderoje Zotin që je gjallë!

Kushtrim Guraj

Përfundoi shfaqja!

Kushtrim Guraj

LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Hevzi Hasani

LUTJE TË PËRZEMËRT!

Kushtrim Guraj

RTV Pendimi fillon ndërtimin e studiove televizive – bën kërkesë për kontribut në finalizim të tyre

Kushtrim Guraj

Ari i kuq: Mjedra ruan zemrën dhe mbron nga diabeti dhe kanceri!

Urim Isma

Ajo që po na mungon shumë është thënja: NUK E DI.

Kushtrim Guraj