Rtv Pendimi

Përse…?

Përse, o njerëz, ju nuk beson 
Përse lumturinë e ahiretit ju s’e kërkoni
Përse, o njerëz, rrugës së gabuar shkoni
Përse nuk ndaleni e të mendoni
E realitetin ta shikoni
e rrugës së drejtë ju të vazhdoni
Ndal, o njeri
Beso Zotin që është vetëm Një 
Beso në Atë që të ka krijuar
E me çdo të mirë, të ka furnizuar
Beso, o njeri
Sa je në këtë botë
sepse vdekja një ditë vjen
dhe papritmas të rrëmben
Kërko prej Zotit që të jep mëshirë
Që të dalësh para Allahut 
me fytyrë të zbardhur e jo të nxirë
Që të jesh në xhenet plot lumturi
e jo në xhehenem plot vuajtje e mjerim

Lute Zotin që të jep shpëtim

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH