Rtv Pendimi

PERSHENDETJA ISLAME-SELAMI

Selami kjo flalë e bekuar,
si përshëndetje Islame e caktuar,
për të gjallët dhe  prë të vdekurit,
për banorët e xhennetit.
 
Selami përshëndetje e Ademit,
e malekëve të qiellit,
me ndonjë përshëndetje tjetëe pa krahasuar,
është emër i All-llahut të madhëruar.
 
Me këta rreshta ku dua me dalë,
si duhet drejtë të shqiptohet  kjo fjalë,
andaj në formë  sqarimi,
lexo mirë se si bëhet   shqiptimi.  
 
 ESSELAMU ALEJKUM,kështu jepet Selami,
mënyrat tjera,si preferon Islami,
ai që e merr, përgjigjet,UE ALEJKUM SELAM,
ndryshe s’ke si e thua,se aspak nuk ban.
 
 
Selam,selamun-alikim,alejqim,alejkim,naliqim,
e përdorin shumë besimtarë,e kjo është gabim.
 
Xhemil Sadiku

 

TË NGJAJSHME