PËRVJETORI I 7-TË I XHAMISË SË RE TË BRESANËS!

Më 20.11.2009, filloi së funksionuari xhamia e re në Bresanë.
Ndonëse ndërtimi i saj kishte filluar në Gusht të vitit 2002… Më 2006 u ndërtuan muret dhe kubetë…
Nga një iniciativë, gjatë dy muajve: Tetor – Nëntor 2009, u lyen muret e brendshme. Ndërsa muret e jashtme, përveç lyerjes edhe u izoluan. U vunë dyret dhe dritaret… U bë e gatshme vetëm salla e madhe për tu falur xhemati. Punimet e tjera që u kryen viteve vijuese me shumë sakrificë:

1. Katër minaret.
2. Dhomat e bodrumit dhe banjot.
3. Pushimorja dhe shadërvani.
4. Rrethoja e oborrit.
5. Gjelbërimi i oborrit dhe kubëzimi.
6. Hapja e rrugës alternative.
7. Rrjeti alternariv i ujësjellësit.
8. Futja e rrjetit elektrik nën dhé…, etj.

Urime 7 vjetori i xhamisë së re!
Dashtë Allahu xh.sh. që t’ia shohim hajrin ne, si dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh.

Me respekt:
Kasam Muhameti
20.11.2016
Bresanë, Dragash