Rtv Pendimi

Pese kohe te vecanta

C’do dite njeriu zgjohet dhe aspak nuk falenderon, 
Per te mirat qe ka,qe zgjohet ne shtrat te ngrohte, 
Sa e sa njerez s’kane as ku te flejne, 
Dhe gjumi per ta eshte shume i rende, 
Te ndash pak kohe heret ne mengjes te ngrihesh 
Nuk eshte asgje ne krahasim me kohen qe kemi, 
Nese njeriu e dinte vleren e Sabahut,Vallahi duke u zvaritur kishte ardhur… 

Ne mesdite njeriu s’ka kohe shume, 
Eshte ne pune,duhet te punoje per ardhmerine, 
Ai mendon per ardhmerine,ndersa haron Ahiretin, 
Cdo pune vella dhe ti oj moter ka kohe pushimi, 
Disa minuta t’i ndash per te falur Namazin, 
Sjane asgje ne krahasim me ardhmerine qe e pergadit, 
Sepse te punosh per ardhmerine e Botes tjeter, 
Eshte me e vlefshme per ty… 

Vjen koha e Iqindise vellau mendjen ne pasuri e ka, 
Grumbullon pasuri dhe haron se nje dite do t’a braktise, 
Haron diten kur do te pyetet per gjithcka, 
Vella dhe ti oj moter,bekimi ndaj pasurise tende, 
Shtohet duke falur Iqindine,te shtohen miresite, 
Allahu xh.sh cdokujt i ka falur pasuri, 
Por,varet prej njeriut se sa e vlereson pasurine, 
Sepse ajo ose te shpeton ose te shkateron… 

Ne Aksham te gjithe te lodhur vijme ne shtepi, 
Por,cdo shtepi dallon prej njera tjetres, 
Dallohet jo prej pamjes por prej gezimeve dhe hidherimeve, 
Qe perjetohen brenda shtepise, 
Akshami vella dhe ti oj moter,te jep bekimin e femijeve, 
Qe kur te jesh ne veshtiresi ne Diten e Gjykimit, 
Ne ndihme te te vijne edhe veprat e femijeve te tua, 
Qe te kesh dobi edhe ti prej tyre fale Akshamin… 

Vjen edhe koha kur dites i afrohet fundi, 
Eshte koha e jacise,koha qe besimtari ka merzi ta fale 
Sikur ta dinin se cfare vlere ka Namazi i Jacise 
Do te vinin ta falnin edhe sikur te ishte i fundit per ta, 
Por njerezimi shume flet dhe pak vepron, 
Jane te dhene pas kesaj Bote,qe shejtani i mallkuar e udheheq, 
Dhe pastaj do te ankohen sepse kane pasuar ate,por vone do te jete…. 

Nese vella dhe ti oj moter keto Namaze i bashkon, 
Nuk del as sa nje grimce e dites qe ne humbje e kalon, 
24 ore per dunja i ke,ndaje se paku nje ore per Allahun xh.sh 
Qe ne Ahiret dobi te kesh….

TË NGJAJSHME