Rtv Pendimi

Peshk me arra dhe hudhra

Përbërësit:

Peshk

Vaj

Miell

Uthull

Hudhra

Arra të qeruara

Kripë

Piper

1 gjethe dafine

Përgatitja:

Peshku pas lahet dhe pastrohet pritet në racione, lyhet me miell dhe skuqet. Me yndyrën e mbetur, skuqet mielli sa të zverdhet. Më pas i hidhet uthull, lëng peshku ose ujë. I shtohen hudhrat, arrat e shtypura, kripë, piper dhe gjethe dafine, duke e lënë të zihet pak sa të krijohet një salcë me trashësi mesatare. Në pjatë vihet peshku i skuqur dhe sipër i hidhet salcë ose lëngu i përgatitur

TË NGJAJSHME