Rtv Pendimi

Peshk me qepë

1 kg peshk
500 gr qepë të thata (më shumë ose më pak sipas dëshirës, por qepë të kuqe do ishte më mirë se kanë shije më shumë)
3 gjethe dafine
1 kuti me salcë domate
5 domatini (domate nga ato kokër voglat si qershia)
2 thelpinj hudhër
kripë, piper të zi, piper të kuq djegës.
3 lugë uthull
Vaj

Lajmë peshkun, e kriposim dhe e lemë mënjanë.

Në një tenxhere të thellë shtojmë vajin dhe qepët e grira hollë, skuqim për pak minuta sa të vyshken shtojmë salcën.

Shtrojmë qepët në një pireks, kripën, dafinen, piperin, domatinat, uthullën dhe dy gota ujë, vendosim edhe peshqit nga sipër dhe e pjekim në 200 gr celcius deri sa tava të ketë pirë lëngjet.

TË NGJAJSHME