Rtv Pendimi

Petulla me banane, të shpejta për 5 minuta

Përbërësit: 1 vezë, 100ml qumësht, pak kripë, 6 lugë miell, gjysmë luge mesatare sodë bikarbonat, pak ujë, 2 banane, vaj për fërgim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 vezë, më pas shtojmë 100ml qumësht dhe e përziejmë masën për pak me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 lugë gjelle sheqer, pak kripë dhe e përziejmë përsëri masën mirë me tel kuzhine.

Pasi e kemi përzier masën mirë me tel kuzhine, shtojmë tek masa 6 lugë miell e përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të tretet i gjithë mielli. Më pas tek masa shtojmë gjysmë luge mesatare sodë bikarbonat, pak ujë dhe e përziejmë masën mirë me anë të një luge. Pastaj marrim dy banane dhe i presim në copëza mesatare jo shumë të holla, ashtu siç e shikoni në video.

Më pas marrim disa copëza banane, i shtojmë tek masa e miellit dhe i rrotullojmë me anë të një piruni që të lyhen mirë me brumë nga të gjitha anët. Më pas secilën banane të lyer me brumë e shtojmë në vaj për fërgim, paraprakisht marrim një tigan shtojmë vaj për fërgim dhe e lëmë deri sa të nxehet për pak minuta.

Në vaj për fërgim shtojmë secilën banane me rend duke i lyer me brumë, më pas i pjekim në vaj për 1 minutë pasi piqen shumë shpejtë dhe duhet të kemi kujdes ti largojmë shpejtë nga vaj se mund të na digjen. Kështu veprojmë me rend edhe me copëza e tjera të bananes deri sa të na mbarojë brumi. Bëhen shumë të shijshme duhet ti provoni patjetër. Ju bëfshin mirë!

TË NGJAJSHME