Petulla nga mishi i bluar

Përbërësit:

– 500 gramë mish i bluar,
– 200 ml vaj (ose 200 g yndyrë),
– 5 lugë miell,
– 2 vezë,
– 1 qepë,
– 2 – 3 thelpinj hudhre,
– Kripë,
– Piper i kuq.

Përgatitja:

Qepëve dhe hudhrës të ngrira imët shtoni mishin e bluar, vezët dhe miellin, pastaj edhe kripën dhe piperin e kuq (sipas shijes).

Të gjitha përzieni mirë dhe lini një orë të qëndrojnë.

Përzierjen nxirreni me lugë të madhe dhe fërgojeni mirë në vaj të nxehtë.

Petullat rrotulloni në mënyrë që të fërgohen në të dyja anët.

/Telegrafi/