Petulla për iftar

Mësoni si të përgatisni petulla të lehta dhe të shijshme për një iftar të lehtë dhe jo-ngarkues për stomakun
Përbërësit:

400gr miell
200gr djathë feta
75ml jogurt
100gr djathë i freskët
1 pluhur për pjekje
3 vezë
1 lugë e vogël krip

Udhëzimet:
1. Përzieni vezët me djathin feta.
2. Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.
3. Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.
4. Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.
5. Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë. Ju bëftë mirë! /kuzhinashqiptare