Përbërësit:
1kg miell
5 gr tharm buke(maja)
150 ml jogurt
1 pluhur për pjekurina
100 ml vaj
2 lugë krip
1 lugë çaji sheqer
ujë sipas nevojës
Përgatitja:
Tharmin e bukes e qesim në një gotë të vogël me 1 lugë çaji sheqer dhe pak ujë dhe e lejmë deri të fryhet pastaj e përziejmë me të gjithë përbërësit e tjerë.E lejmë ashtu të mbuluar për 20 minuta.Pastaj i ndajmë kuleqët sipas madhësis së tepsisë.E lyejmë tepsinë me yndyrë dhe e shtrijmë
brumin në tepsi duke e shtypur me dorë.E lyejmë me sos domatesh dhe i qesim përbërësit për pica sipas dëshirës(këpurdha,proshutë,sallam,djath,kaqkavall,domate,speca,ullinjë,origano etj etj sipas imagjinatës dhe shijes suaj)